Vlorë, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 50-vjeçari

Publikuar më: 22/5/2022, ora 15:45
aksidenti 2 1280x720

Vlorë, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 50-vjeçari

Publikuar më: 22/5/2022, ora 15:45

Policia e Vlorës ka njoftuar se të dielën, rreth orës 14:45, një 19-vjeçar ka aksidentuar një 50-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen këmbësorit.

“Shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Nissan, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B.B., rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, lexohet në njoftimin e policisë.