Zgjedhja e Presidentit të ri, digjet edhe raundi i dytë

Publikuar më: 22/5/2022, ora 16:15

Zgjedhja e Presidentit të ri, digjet edhe raundi i dytë

Publikuar më: 22/5/2022, ora 16:15

Raundi i dytë përzgjedhjen e Presidentit të Republikës po shkon drejt dështimit, pasi komisioni i ligjeve nuk kishte asnjë kandidaturë për të vlerësuar.

Marrëveshja e arritur mes Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeajt që opozita të propozonte një emër u prish të premten, gjë që paralajmëroi edhe dështimin e këtij raundi.

Pas dështimit të dy raundeve të para tashmë opozita dhe mazhoranca kanë në dispozicion edhe një tjetër për të dalë me një emër konsensual për kreun e ri të Shtetit pasi 3 votimet e para kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Në dy raundet e fundit socialistët do ketë mundësinë të votojnë Kreun e ri të Shtetit sipas dëshirës, pasi kushtetuta parashikon zgjedhjen me një shumicë prej 71 votash dhe një ditë më parë kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla tha se nëse opozita nuk do të paraqesë asnjë kandidaturë edhe për raundin e tretë, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet nga socialistët në raundin e katërt.