Akuzat për Butrintin, Rama: Kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 19:08
WhatsApp Image 2022 05 23 at 6.43.08 PM 1102x720

Akuzat për Butrintin, Rama: Kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 19:08

Edi Rama ka reaguar nga foltorja e Kuvendit këtë të hënë mbi akuzat e ngritura nga opozita në lidhje me projektin e Butrintit dhe investitorët strategjikë. Ai është shprehur se me ardhjen në pushtet të PS, harta e zonave të mbrojtura është zgjeruar.

“Që kur e kemi bërë ne kur unë isha ministër i Kulturës e propozova vendosjen në mbrojtje të Butrintit dhe krijimin e parkut kombëtar.

Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime të mëdha. Dhe lidhja që ju bëni është një lidhje që ju bashkon të gjithëve në të njëjtën kulturë të të bërit debat. Nuk e di se çfarë keni me investitorët strategjikë. Dihet se çfarë përfaqësojnë si kategori dhe dihet për çfarë duhen. Do jap dy shembuj.

Njëri shembull është që nga harta e Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. Heqja e asaj pjese është bërë me një logjikë të caktuar. Nën monitorimin e Unescos e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura. Ne zonat e mbrojtura nuk i kemi ngrënë ashtu si ju por e kemi zgjeruar hartën”, tha Rama.