Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Bie në luftë familjari i parë i një zyrtari të lartë rus, bashkëpunëtor i Putin

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 13:55 | Bota

Shpeshherë thuhet se lufta godet përgjithësisht të varfrit, nga të gjitha palët. Konflikti në Ukrainë ka treguar të njëjtën gjë në këto tre muaj, me mijëra ushtarë rusë të vrarë, që përgjithësisht janë nga zonat më të humbura të Azisë, ku e vetmja shpresë për një rrogë dhe një status të respektuar ka qenë prej dekadash hyrja në ushtri.

Por ka edhe përjashtime. Vdekja e komandantit Adam Khamkhoev hyn te përjashtimet. Komandanti i një njësie komando, vetëm 30 vjeç, është familjari i parë i një zyrtari të lartë rus që humb jetën në një nga fushëbetejat e shumta të Ukrainës.   

Khamkhoev është nipi i gjeneralit Ynus Bek Yevkurov, zëvendësministri i Mbrojtjes dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ministrit Shoigu.

Trupi i ushtarit të rënë u transportua me urgjencë në Karabulak të Ingushetisë, republika autonome ruse në Kavkaz, për të respektuar traditën myslimane të varrimit.

Mes shumë të pranishmëve ishte edhe vetë zëvendësministri, i cili ka qenë edhe guvernator i Ingushetisë,  i cili nuk dëshiroi të komentonte humbjen e nipit.

https://a2news.com/2022/05/23/inteligjenca-britanike-humbjet-ruse-ne-ukraine-te-ngjashme-me-ato-te-9-viteve-ne-afganistan/

Sipas burimeve ukrainase, Rusia ka humbur rreth 29 200 ushtarë deri më tani, më shumë se 9 vitet e para të luftës në Afganistan nga ana e Armatës së Kuqe të Bashkimit Sovjetik.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë