Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Bozdo: PD nuk do të jetë më kurrë "lolo" e Edi Ramës, grupi parlamentar t’i bindet partisë  

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 10:35 | Politikë
Bozdo: PD nuk do të jetë më kurrë "lolo" e Edi

Sali Berisha siguroi rreth 93% të votave në zgjedhjet për kryetar të PD, ndërkohë që ato që votuan, që ishin rreth 40 mijë persona, nuk reflektojnë të gjithë anëtarët e PD.

Po për Enno Bozdon, i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve elektorale në PD,

 “fitorja matet me sasinë e atyre që votojnë, kështu ndodh edhe me zgjedhjet në Shqipëri. Është shumë e vështirë të kuptosh kush është anëtarësia e PD, pas gjithë përçarjeve”, duke siguruar se maksimalisht pas një muaj do të lista më të qarta të anëtarësisë.

Po çfarë pritet për Partinë Demokratike që tani e tutje? ”Do të jetë një parti opozitare e vërtet. Problemi që kemi patur me Bashën ka qenë sepse kishte perceptimi se kauzat opozitare devijoheshin, në mos shiteshin. Nuk kemi ditur t’i bënim presionin e duhur pushtetit që kemi përballë, për këtë arsyeje kemi patur humbje seriale, qoftë edhe për gabimet tona. Demokratët kanë zgjedhur Berishën, si njeriun për ta drejtuar, do të jetë opozitë shumë më efektive, dhe kjo do të ndihet shpejt”.

Për zgjedhjen e presidentit, Berisha duket sikur nuk pranon asnjë negociatë. “Në të gjithë traditën politike, është grupi parlamentar që i bindet PD-së, dhe jo Partia që i bindet grupit, ka një rezolutë që qartëson qëndrimi tone. Nuk kemi refuzuar kurrë të marrim pjesë por duke qenë se është një proces farsë i ka bërë thirrje të gjithë të vetëpërmbahen. Por nuk ka ndodhur kështu”.  

https://a2news.com/2022/05/22/u-krye-mrekullia-e-shqiperise-ne-shekullin-xxi-berisha-jemi-ne-mision-qe-te-shpetojme-vendin/

Ai sulmon Alibeajn. “Disa individë me protagonizëm të sëmurë janë ulur në tavolinë me Edi Ramën për të kuptuar që ai nuk ka ndryshuar. Sot kanë deklaruar se rikthehen në tavolinë me kushtet e tyre. Kjo është e turpshme, dhe nuk mund të ulin emrin e PD-së. PD nuk do të bëhet më kurrë ´lolo” e Edi Ramës. Ai e ka në kokë emrin e presidentit, e ka mbyllur këtë punë. Ti shkosh mbrapa do të thotë o të jesh kretin politik, ose të kesh një hall shumë të madh”, tha Bozdo për A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë