Conference League, Tirana është gati për finale e parë ndërkombëtare

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 17:34

Conference League, Tirana është gati për finale e parë ndërkombëtare

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 17:34

Tirana është gati për të mirëpritur finale e parë ndërkombëtare. Atmosfera në kryeqytet po nxehet, përpara duelit të 25 majit ndërmjet Romës dhe Feyenoord, ku do të përcaktohet fituesi i edicionit të parë të Conference League.

Interesi për sfidën në Arenën Kombëtare është tejet i madh dhe përveç 20 mijë spektatorëve të pranishëm në stadium, mijëra të tjerë do të jenë në sheshe për të ndjekur emocionet e kësaj ndeshje.

Roma e siguroi vendin në finale pasi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 2-1 përballë Leicester, ndërsa Feyenoord e siguroi vendin në finale pasi mposhti Marseille me rezultatin 3-2. Të dy skuadrat dëshirojnë ta fitojnë trofeun, për t’i dhënë fund pritjes së gjatë në arenën ndërkombëtare.

Roma do të luajë finalen e parë prej vitit 1991, kur humbi në aktin final të Kupës UEFA me Interin. Edhe Jose Mourinho kthehet të luajë për një trofe ndërkombëtar pas finales së Europa league, të fituar në krye të Manchester United. Në anën tjetër, Feyenoord ka arritur në finale e parë europiane prej vitit 2002, kur fitoi përherë të dytë në histori Kupën UEFA.

Shqipëria është gati. Nga stadium, te fan zone dhe mes tifozëve. Edhe pse shifra nuk është ende zyrtare, në Tiranë për finalen e Conference League pritet të jenë të pranishëm nga 70 deri në 100 mijë tifozë italianë dhe holandezë, për ta kthyer datën 25 maj në një festë të futbollit.