Dendias nis vizitën në Shqipëri, takohet me Fredi Belerin, kreun e Omonias në Himarë

Publikuar më: 23/5/2022, ora 10:49
FTbemxTX0AIaT 8 1080x720

Dendias nis vizitën në Shqipëri, takohet me Fredi Belerin, kreun e Omonias në Himarë

Publikuar më: 23/5/2022, ora 10:49

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nisi vizitën njëditore në vendin tonë, duke takuar fillimisht përfaqësues të pakicës greke në Himarë.

Në një postim në Twitter, Dendias tregoi takimin me Presidentin e Omonias, dega Himarë, Fredi Beleri, i cili, sipas Dendias, e informoi mbi problemet e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas takimeve në Himarë, Dendias do të pritet nga homologia shqiptare, Olta Xhaçka, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, por edhe Kryepeshkopin Anastas, kreun e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë.