Detaje të reja nga vrasja në komisariat, viktima nën uniformë prej 20 vitesh

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 22:23
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Detaje të reja nga vrasja në komisariat, viktima nën uniformë prej 20 vitesh

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 22:23

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në ambientet e brendshme të Komisariatit nr.3 në Tiranë, ku humbi jetën një efektiv policie.

Sipas burimeve për A2 CNN, Ludian Zaimi ka qëlluar 5 herë ndaj Caush Saliasi pas një konflikti momental.

Autori mësohet se ka një vit e gjysmë në polici, ndërsa viktima shërbente në Policinë e Shtetit prej më shumë se 20 vitesh.

Aktualisht në ambientet e komisariatit nr.3 ndodhet dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.