Diplomati rus në OKB dorëhiqet: Më vjen shumë turp

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 19:13
rusia moska 1280x720

Diplomati rus në OKB dorëhiqet: Më vjen shumë turp

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 19:13

Këshilltari i Rusisë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen për shkak të luftimeve “të përgjakshme, të pamenduara dhe absolutisht të panevojshme” në Ukrainë.

Kështu Boris Bondave bëhet diplomati më i lartë i këtij shteti që dezerton për shkak të luftës. Në një letër dorëheqjeje, Bondarev tha se kishte parë “kthesa të ndryshme” të politikës së jashtme të Rusisë gjatë karrierës së tij 20-vjeçare dhe shtoi se kurrë nuk i ka ardhur aq shumë turp për vendin e tij se sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e saj.

Duke e quajtur “katastrofik” nivelin e “gënjeshtrave dhe joprofesionalizmit” në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ai tha se lufta e Vladimir Putin ishte “jo vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë”.