“Dita jonë” kujton Gëten, përfaqësuesi më i shquar i romantizmit dhe pikë reference në historinë e kulturës evropiane

Publikuar më: 23/5/2022, ora 07:04

“Dita jonë” kujton Gëten, përfaqësuesi më i shquar i romantizmit dhe pikë reference në historinë e kulturës evropiane

Publikuar më: 23/5/2022, ora 07:04

Gëte është përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane. Ai ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij, Gëtja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani.

Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në rrymat e letërsive të tjera evropiane.

Në tragjedinë “Fausti”, që është vepra e jetës së Gëtes dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, pasqyrohet karakteri shumëformësh i jetës në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore.

Si personalitet kompleks dhe i gjithanshëm, ai mbetet përherë pikë reference në historinë e kulturës gjermane dhe asaj evropiane.