Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Driblim si Fenomeni dhe gol me “rabona”, Balotelli jep spektakël në Turqi

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 11:33 | Futboll

Mario Balotelli ka treguar edhe një herë tjetër se ka një talent të jashtëzakonshëm.

Sulmuesi italian shënoi një gol fantastik në fitoren e ekipit të tij Adana Demirspor, me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Goztepe.

31-vjeçari shënoi 5 herë në ndeshjen e kampionatit turk, por njëri prej këtyre golave është bërë viral. Fillimisht, Balotelli dribloi kundërshtarin me lëvizjet që u bënë të famshme nga “Fenomeni” Ronaldo, e më pas mposhti portierin me një “rabona”.

Në 31 ndeshjet e luajtura këtë sezon në kampionatin e Turqisë, italiani ka shënuar 18 gola.

A2 CNN Livestream

Dita jonë