Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hiqen barrierat Poloni-Ukrainë, kontroll i përbashkët doganor për lëvizjen e mallrave e qytetarëve

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 11:41 | Bota
Hiqen barrierat Poloni-Ukrainë, kontroll i përbashkët doganor

Ukraina dhe Polonia u dakordësuan të krijojnë një zyrë të vetme doganore dhe të punojnë për një kompani të përbashkët hekurudhore për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe për të rritur potencialin eksportues të shtetit në luftë.

Rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve u diskutua gjatë takimi të presidentit Zelensky me homologun Andrej Duda në Kiev.

“Kufiri polako-ukrainas duhet të bashkojë e jo të ndajë”, tha Duda, i cili u bë i pari lider i huaj që mbajti fjalim në parlamentin ukrainas që prej shpërthimit të luftës. Ai premtoi gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit fqinj në BE.

“I bëj sërish një thirrje të madhe të gjithë Bashkimit Europian dhe liderëve të tij. Sot Ukraina ka nevojë për sinjalin tonë se dera e Europës është e hapur për vendin dhe shoqërinë e tij. Ukraina dëshiron të jetë pjesë e Komunitetit Europian", shtoi presidenti polak.

Zelensky e cilësoi zyrën e përbashkët doganore si një hap revolucionar dhe tha se nuk do të ketë më barriera kufitare mes dy vendeve.

https://a2news.com/2022/05/20/lufta-ne-ukraine-zelensky-ruset-e-kane-rrafshuar-donbasin-po-vrasin-civile/

“Është marrë një vendim që po revolucionon rendin në kufirin tonë. Ne po vendosim kontroll të përbashkët doganor me Poloninë. Kjo do të përshpejtojë ndjeshëm procedurat tona kufitare. Do të largojë shumicën e rreziqeve të korrupsionit, por është edhe fillimi i integrimit tonë në hapësirën e përbashkët doganore të Bashkimit Evropian. Ky është një proces vërtet historik”, deklaroi Zelensky.

Ministri i Infrastrukturës Oleksander Kubrakov tha më vonë se dy vendet fqinje po punonin për të lehtësuar transportin e produkteve ukrainase në Bashkimin Europian. Lufta ruse në Ukrainë, një prej eksportuesve më të mëdhenj të grurit dhe misrit në botë ka çuar në rritje globale të çmimeve. Gati 25 milionë tonë grurë kanë mbetur të bllokuara për shkak të sfidave infrastrukturore.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli