I vjedhin medaljen e kampionit, Pioli: Ma ktheni se vetëm një kam

Publikuar më: 23/5/2022, ora 08:20

I vjedhin medaljen e kampionit, Pioli: Ma ktheni se vetëm një kam

Publikuar më: 23/5/2022, ora 08:20

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë festimeve të Milanit në fushën e Sassuolos.

Trajnerit të kuqezinjve, Stefano Pioli, i vodhën medaljen e kampionit, që sapo e kishte marrë në ceremoninë e organizuar nga Liga e Serisë A.

“Më kanë marrë medaljen gjatë festimeve. U them mediave që të bëjnë apel të ma kthejnë sepse vetëm atë kam”, tha Pioli për “La Repubblica”.

E menjëhershme përgjigjja e Ligës: “Mister Pioli, medaljen ta japim prapë nesër”.