Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Institucionet kanë dështuar me Berishën”, Balla: Shqipëria ka sot nevojë më shumë se kurrë për Falcone

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 12:34 | Politikë
“Institucionet kanë dështuar me Berishën”, Balla:

Akuzave të Sali Berishës, iu përgjigj kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Në 30-vjetorin e vrasjes së simbolit të antimafias italiane Giovanni Falcone, Balla theksoi se Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për njerëz si Falcone, referuar shpalljes non grata për korrupsion të Sali Berishës. Ai bëri thirrje për injorim të tij dhe deklaratave të tij, ndërsa i kërkoi SPAK-ut dhe institucioneve ligjzbatuese që ta hetojnë.

"Përgjigjja më e mirë ndaj Berishës është ta injoroni se është në pikën e fundit të injorimit, por sot është 23 maji, 30 vite nga momenti tragjik i vrasjes së Giovanni Falcone-s. Shqipëria sot pas 30 viteve nga vrasja e Falcones ka më shumë nevojë se kurrë si Falcone. Sepse nëse do të kishim, as Sali Berisha e askush tjetër nuk do t’i dërdëllsite Shqipërisë sot pas 31 vitesh në politikë për çështje korrupsioni. I fundit në 31 vite pluralizëm në Shqipërisë që të ngrejë gishtin e të sulmojë kolegët si nga krahu i vet e nga kundërshtarët, është Sali Berisha. Nuk ka shqiptar në nivelin e Berishës që të jetë shpallur non grata për korrupsion për pasurimin e njerëzve të tij të afërt. Kur Berisha të ngrejë akuzën për korrupsion ndaj kujtdo në politikë ta injorojmë të gjithë se duhet të sqarojë korrupsionin e vet dhe arsyen pse SHBA-ja ka arritur në këtë konkluzion.

Është dështim i të gjitha institucionet shtetërore që si ka mundësi që Sali Berisha është pronari de facto i një televizioni që e shoqëron Saliun edhe në tualet. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithë. Pse nuk e heton pastrimi i parave, AMA-s po ia them, por  e ka shumë të kontrolluar fushën e veprimit të vet. Nuk e ka këtë të drejtë se ku i gjen paratë ky TV.

Për të mos thënë pastaj biznesin e boronicave që është skema e më e qartë e pastrimit të parave. Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund atë dosje? Skema më e paimagjinueshme e pastrimit të parave është kompleksi Partizani, shkoni dhe kontrolloni faturat me të cilat financohet televizioni që po flas, kjo është ashiqare, e di gjithë Shqipëria. Për lejen e ndërtimit në një pronë që nuk të takonte, ta ka dhënë Luli”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli