Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Marrëdhëniet me Greqinë, Shqipëria vend me rrezik ekonomik, nuk tërheq dot investime greke

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 19:15 | Ekonomi
Marrëdhëniet me Greqinë, Shqipëria vend me rrezik ekonomik,

Shqipëria dhe Greqia po dobësojnë lidhjet, të paktën në një drejtim, atë të marrëdhënieve ekonomike. Eksodi i kapitalit grek, vërehet në shumë fusha, e më dukshëm te investimet.

Nga më shumë se 1.2 miliard euro në 2017, stoku i investimeve helene arriti në vetëm 249 milionë euro vitin e shkuar, duke u tkurrur kështu me rreth 80 për qind.

Largimi i vijueshëm i kompanive greke, kryesisht në sektorin bankar dhe atë të telekomunikacionit, e ka pozicionuar fqinjin jugor në vendin e nëntë, pas vendeve si Franca, Austria apo Bullgaria.

Dobësimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve vërehet edhe te shkëmbimet tregtare. Vitin e shkuar, Greqia u rendit e treta pas Italisë dhe Turqisë.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në harkun e viteve 2017-2020, numri i ndërmarrjeve me kapital grek në Shqipëri është pakësuar me 143 të tilla.

https://a2news.com/2022/05/23/kufiri-detar-ligji-i-luftes-xhacka-dhe-dendias-diskutojne-ceshtjet-e-rendesishme/

A2 CNN Livestream

Dita jonë