“Nga fundi i vitit, Putin futet në sanatorium”

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 10:22
putin sanatorium 1280x720

“Nga fundi i vitit, Putin futet në sanatorium”

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 10:22

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet në sanatorium nga fundi i këtij viti. Kështu deklaron Richard Dearlove, një ish-zyrtar i britanikes MI6.

“Mendoj se do të ketë ikur në vitin 2023, por mendoj se do ta fusin në sanatorium dhe nga aty nuk do të dalë si udhëheqës i vendit. Kjo është mënyra për ta zgjidhur problemin Putin pa një grusht shteti”, tha Dearlove.

Disa ditë më parë, një tjetër ish-spiun britanik deklaroi se Vladimir Putin lëviz i rrethuar nga mjekët dhe madje kurohet gjatë mbledhjeve që zhvillon. Christopher Steele thekson se nuk dihet sëmundja që vuan Presidenti i Rusisë, por është e sigurt se ai i ndërpret mbledhjet për të marrë trajtim.