“Ngjarje historike për shqiptarët”, Osmani e Meta përkujtojnë 110 vjetorin e Kuvendit të Junikut

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 18:00

“Ngjarje historike për shqiptarët”, Osmani e Meta përkujtojnë 110 vjetorin e Kuvendit të Junikut

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 18:00

Dy presidentët shqiptarë, Ilir Meta dhe Vjosa Osmani, u bënë bashkë në përkujtimin e 110 vjetorit të Kuvendit Junikut, nga ku Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, bashkë me delegatët e tjerë, miratuan një program politik ku kërkohej autonomia e Shqipërisë, caktimi i shqipes dhe alfabetit kombëtar si gjuhë zyrtare dhe vendosja e administratës shqiptare.

Presidentja e Kovosës, Vjosa Osmani u zotua se do të kujdeset që ky Kuvend të rikujtohet gjithmonë

“Duhet që kujtesa historike të ruhet e t’i jepet trajtimi i duhur edhe shkencor, të kultivohen edhe këto ngjarje vetëm duke kujtuar të shkuarën krijojmë të sigurt të ardhmen tonë”, tha Osmani.

Meta bëri thirrje që shqiptarët të jenë më të bashkuar përballë sfidave me të cilat përballen.

“Sot Kosova është një vend model sa i takon demokracisë dhe respektimit të votës së pakicave. Suksese Kosovës në Këshillin e Europës”, u shpreh Meta.

Osmani dhe Meta zhvilluan homazhe tek shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha në Junik.