Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi miraton marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 20:33 | Politikë
Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi miraton marrëveshjen për

Kjo seanca u shoqërua nga debate të gjata mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës, e cila në fund vendosi të kalojë këtë projektligj të shumëdiskutuar.

Në akuzat e ngritura nga opozita, Rama reagoi duke thënë se kjo qeveria ka zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura.

“Që kur e kemi bërë ne kur unë isha ministër i Kulturës e propozova vendosjen në mbrojtje të Butrintit dhe krijimin e parkut kombëtar.

Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime të mëdha. Dhe lidhja që ju bëni është një lidhje që ju bashkon të gjithëve në të njëjtën kulturë të të bërit debat. Nuk e di se çfarë keni me investitorët strategjikë. Dihet se çfarë përfaqësojnë si kategori dhe dihet për çfarë duhen. Do jap dy shembuj.

Njëri shembull është që nga harta e Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. Heqja e asaj pjese është bërë me një logjikë të caktuar. Nën monitorimin e Unescos e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura. Ne zonat e mbrojtura nuk i kemi ngrënë ashtu si ju por e kemi zgjeruar hartën”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë