Polici vret kolegun në një komisariat në Tiranë

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 22:03
drejtoria e policise tirane 1280x700

Polici vret kolegun në një komisariat në Tiranë

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 22:03

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 3, në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë.

Mësohet se një punonjës policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij në rrethana ende ta paqarta. Punonjësi i policisë Caush Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është polici Ludian Zaimi.

Në komisariat mësohet se ka mbërritur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.