Presidenti i ri, Rama: S’kemi partner për “tango”

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 20:47
edi rama  1280x720

Presidenti i ri, Rama: S’kemi partner për “tango”

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 20:47

Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri dështoi këtë të hënë, pasi nuk pati sërish asnjë emër të propozuar nga palët që po synojnë arritjen e një marrëveshje për emrin e duhur.

Pas seancës në Kuvend, kryeministri Rama foli jashtë parlamentit për presidentin e ri. Ai u shpreh me tone pesimiste për gjetjen e konsensusit me opozitën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit brenda tre raundeve të para.

“Tani duhen dy për tango, nuk mund të bëjmë tango vetëm, nuk kemi partner”, tha Rama.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj u shpreh se nuk ka nevojë për tango, por një president për të gjithë shqiptarët.

“Këtu nuk ka nevojë të ketë tango, nuk duhet të jenë dy që luajnë tango por duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve. Ne vendosëm disa rregull. Mund të kishim të drejtën të thoshim se presidentin e duam ne duke qenë se këta kanë vjedhur zgjedhjet. Ramë dakord që ne të propozonim dhe këta të zgjidhnin. Nuk e pranuan”, tha Alibeaj.