Putin takon Lukashenkon: Do t’i bëjmë ballë çdo sanksioni

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 19:25
lukashenko putin

Putin takon Lukashenkon: Do t’i bëjmë ballë çdo sanksioni

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 19:25

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko zhvilloi këtë të hënë një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, me të cilin bisedoi për situatën aktuale në Ukrainë dhe çështje ekonomike.

“Ekonomia ruse po i përballon ndikimin e sanksioneve”, u shpreh Presidenti Vladimir Putin, pavarësisht parashikimeve ekonomike për vendin pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

“Pavarësisht të gjitha vështirësive, ekonomia ruse po i reziston ndikimit të sanksioneve dhe po e përballon mjaft mirë”, shtoi Putin në takimin me Lukashenko që u zhvillua në qytetin e Soçi.

Banka Qendrore e Rusisë tha në fund të prillit se ekonomia ruse pritet të tkurret me 8 deri në 10% në vitin 2022, duke vënë në dukje një rënie të aktivitetit ekonomik në mars pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë. Në fillim të të njëjtit muaj, Banka Botërore parashikoi se GDP-ja ruse do të tkurrej me 11.2% në vitin 2022.