Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmet ndaj gazetarëve, Berisha akuza Ramës e Veliajt: Armiq të fjalës së lirë, vijnë nga Soros. AMA, institucion censure

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 11:57 | Politikë
Sulmet ndaj gazetarëve, Berisha akuza Ramës e Veliajt: Armiq të

Ndërsa sot në Kuvend pritet të diskutohet raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar këtë institucion se po funksionon si institucion censure, duke parë gjendjen dramatike sipas tij të mediave dhe fjalës së lirë në Shqipëri. Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj si armiq të fjalës së lirë dhe tha se që të dy vijnë nga Fondacioni Soros.

“Sot debatohet për një institucion që me gjithë potencialin dëshmoi se është i gatshëm të funksionojë si institucion i censurës. Si asnjëherë në ekzistencën e tij, Edi Rama dhe peng Basha emëruan kryetar dhe zv.kryetar njerëzit më të besuar të tyre, në vend që të drejtohet nga përfaqësues të pavarur ose gjysmë të pavarur nga mediat është e kotë të diskutosh se kurrë nuk ka pasur këtë shkallë ekstrem politizimi me gjithë institucionet e mediave dhe institucionet ndërkombëtare ky institucion të jetë i balancuar, më i pavarur dhe në i paanshëm. Ndaj dhe nuk ia vlen t'i kushtosh asnjë minutë më shumë institucionit të AMA-s po do të ndalem këtu në gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri”.

Nga foltorja e Parlamentit, Berisha u ndal te sulmet e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve në vend, të cilat i quajti banditeske dhe staliniste.

“Narkoshteti dhe autokracia e tij është në vetvete shteti shtypës i lirive dhe të drejtave të individit në seri, por dhe fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske të qeveritarëve ndaj gazetarëve e mediave të lira, janë të zakonshme sulmet agresive staliniste të qeveritarëve ndaj mediave që shkruajnë kundër tyre. Por dy janë armiqtë kryesorë të fjalës së lirë në Shqipëri, njëri quhet Edi Rama i cili përveç sjelljes së dhunshme verbale, fyerjeve, ndëshkime absurde ndaj gazetarëve për shkak të pyetjeve që i bëjnë, ai krijoi edhe agjencinë e dizinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike, përgatiti ligjet për të dënuar të gjitha portalet që nuk i nënshtrohen atij, ndërmerr sanksione e ushtron presione nëse linjat editoriale nuk përputhen me qeverinë. Edi Rama i lejon vetes të përdorë fyerje, sharje kërcënime ndaj gazetarëve për të cilat do ta kishin lakmi edhe etërit e tij ish-xhelatë të fjalës së lirë. Është bërë i famshëm me ndëshkimin ndaj gazetarëve deri te reminishencat e tij të fëmijërisë; kur gjyshja i thoshte mos u zgërdhi si budalla, ai i thotë gazetarit se nga buzët e budallait dalin vetëm buzëqeshje.

Ai akuzoi edhe kryebashkiakun Veliaj si armik të fjalës së lirë dhe tha se bashkë me Ramën vijnë nga Soros.

“Armik i fjalës së lirë është dhe Erjon Veliaj që përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit e qëndrimit ndaj fjalës së lirë, gazetarëve e pronarëve të mediave. Të dy këta vijnë nga shoqëria e hapur e Soros, janë fabrikat i shoqërisë së hapur. Kemi të bëjmë me një situatë dramatike këtë vit, por ama ka shkallën e përgjegjësisë. Denoncoj shkeljet e rënda dhe u bëj thirrje gazetarëve në një aleancë të re të bëjmë gjithçka për transparencë të plotë dhe për t’i dhënë duart sa më shpejt këtij regjimi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani