Vrioni nuk ndalet, tjetër gol në Austri
Giacomo Vrioni është sulmuesi më në formë i kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Vrioni ka realizuar edhe në ndeshjen e kësaj jave me skuadrën e tij të Tirolit të Austri.
Sulmuesi i kombëtares realizoi me kokë në minutën e 22-të duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij ndërsa ky ishte goli numër 18-të për 23-vjeçarin në këtë sezon.