Zelensky e thotë qartë: Vetëm takimi im me Putin e mbyll luftën

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 22:51
volodymyr zelensky lufta ne ukraine

Zelensky e thotë qartë: Vetëm takimi im me Putin e mbyll luftën

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 22:51

Në mesazhin e fundit drejtuar popullit ukrainas, presidenti Zelensky deklaroi se është i bindur se vetëm një takim i drejtpërdrejt i tij me liderin rus, Vladimir Putin do të mund t’i japë fund luftës në Ukrainë që tashmë zgjat prej 24 shkurtit.

Zelensky shtoi se nuk do të pranojë asnjë takim të mundshëm me negociatorë rusë, pasi gjithçka është në dorën e tij dhe të Putin.

“Pa të vendimet nuk merren dhe ne e dimë mirë këtë. Dhe nëse flasim për një vendim për t’i dhënë fund luftës, pa të (Putin) ky vendim nuk do të merret Po paguajmë një çmim të lartë, por me siguri do të ketë fitore”, u shpreh presidenti Zelensky.