Zgjedhja e presidentit, Andoni: Alibeaj nuk e përfaqëson opozitën, i paaftë për ta bërë atë detyrë

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 20:53

Zgjedhja e presidentit, Andoni: Alibeaj nuk e përfaqëson opozitën, i paaftë për ta bërë atë detyrë

Përditësuar më: 23/5/2022, ora 20:53

Për analistin Ben Andoni, opozita e ashtuquajtur legale, u keqpërdor nga mazhoranca sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri, ku ajo i premtoi se kishte mundësinë të propozonte emra në tre raundet e parë.

Sipas Andonit, një problem tjetër për opozitën është Alibeaj i cili nuk e përfaqëson dot PD për shkak se nuk njeh zhvillimet e fundit brenda saj, ndërkohë që e cilësoi atë si të paaftë për të kryer detyrën e kryetarit të kësaj force.

“Në opozitë shihet qartë që emrat nuk mund të kontestohen, por kandidaturat nuk mbushin dot numrin e firmëtarëve. Ajo që duket është se procesi nga ana e PS ka një problem të madh. Alibeaj, me gjithë ngarkesën që ka marrë nuk e përfaqëson këtë situatë. Ai me të vërtetë është kryetari i një partie që deri tani është legale, pjesës legale, por nuk e përfaqëson më PD. Duhet të ishte një lider i vërtetë që ta njihte realitetin e ri të kësaj partie. Mesa duket zoti Alibeaj është në sipërfaqe. Unë nuk besoj se është tamam mashë, por është i paaftë për ta bërë atë detyrë”, u shpreh Andoni në Debat.