Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

35 deputetë hedhin firmën, opozita kërkon ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 13:56 | Politikë
35 deputetë hedhin firmën, opozita kërkon ngritjen e komisionit

Pasi Kuvendi i rrëzoi kërkesën për ngritjen e një komisioni të posaçëm për investimet strategjike, opozita ka dorëzuar një tjetër kërkesë, por këtë herë 35 deputetë kërkojnë që të ngrihet një komision hetimor për të verifikuar mënyrën se si zbatohet ligji për investimet strategjike.

Opozita kërkon që ky komision të përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga mazhoranca, dhe veprimtaria e tij të jetë 4 muaj nga data e miratimit të tij.

Ky dokmuent ka bërë bashkë deputetë që mbështesin Rithemelimin, ata që mbështesin linjën e Alibeajt dhe deputetë të dalë nga aleatët e PD-së.

Në një reagim në Twitter, Gazment Bardhi, krahas publikimit të kërkesës, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit ka ndarë pronat publike për familjarët e miqtë e tij, duke përdorur ligjin për investime strategjike. 

https://a2news.com/2022/05/11/hetim-per-investimet-strategjike-ps-rrezon-kerkesen-e-opozites-tabaku-frike-nga-spak/

A2 CNN Livestream

Dita jonë