82% e ukrainasve kundër lëshimit të territorit në këmbim të paqes

Publikuar më: 24/5/2022, ora 18:53
FJIJI7ULWZLIHOJVD4G6HDSCFE 1147x720

82% e ukrainasve kundër lëshimit të territorit në këmbim të paqes

Publikuar më: 24/5/2022, ora 18:53

Rreth 82% e ukrainasve deklarojnë se Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga territoret e saj si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, sipas një sondazhi të ri të kryer nga agjencia më e madhe e anketave në vend.

Sipas sondazhit të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, pjesa më e madhe e të pyeturve deklaruan se nuk i mbështesin lëshimet territoriale, edhe nëse kjo gjë do të nënkuptonte zgjatjen e luftës dhe rrit kërcënimin ndaj pavarësisë së Ukrainës.

Vetëm 10% e 2000 njerëzve të anketuar e panë të arsyeshme që Ukraina të lëshojë territor për të arritur paqen, ndërsa 8% ishin të pavendosur.

Sipas sondazhit, 77% e ukrainasve që jetojnë në territorin e pushtuar nga Rusia kundërshtuan çdo lëshim toke.

Qeveria ukrainase ka thënë vazhdimisht se nuk do t’i lëshojë asnjë territor Moskës.