Dhunë nga tifozët në Tiranë, disa të plagosur, mes tyre edhe policë

Publikuar më: 24/5/2022, ora 22:17

Dhunë nga tifozët në Tiranë, disa të plagosur, mes tyre edhe policë

Publikuar më: 24/5/2022, ora 22:17

Nuk kanë të ndalur incidentet në prag të ndeshjes së futbollit mes Romës dhe Feyenoord e vlefshme për finalen e Conference League.

Tifozët e Romës kanë dalë në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë dhe kanë nisur të godasin me sende të forta makinat që kalonin.

Deri tani raportohen disa të lënduar, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat e policisë, të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit futbollistik.

Më herët, ishin tifozët e Feyenoord që u përplasën me forcat e policisë, pasi marshuan në rrugë në tentativë për të shkuar te tifozët e Romës.

Ndërkohë që raportohet se përforcime për policinë po vijnë dhe nga Vlora.