Efektivi i FNSH-së plagosi në gjendje të dehur 55-vjeçarin në Kombinat

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 09:52
komisariati 6 1280x720

Efektivi i FNSH-së plagosi në gjendje të dehur 55-vjeçarin në Kombinat

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 09:52

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kombinat. Mësohet se efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, Lutfi Gjyla ka plagosur me armë zjarri në këmbë 55-vjeçarin Murteza Lika.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Llazi Miho” në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Komisariatit të policisë nr. 6  kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në komisariat bashkë me armën e zjarrit. Nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar i dehur në masën 1.045 mg/l.

Mësohet gjithashtu se 48-vjeçari Lutfi Gjyla ka rreth 25 vite punonjës policie.