Abuzimi me kthimin e pronave, Manja çon në SPAK drejtoren e Agjencisë dhe dy zyrtarë të tjerë

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 14:09
manja 1280x720

Abuzimi me kthimin e pronave, Manja çon në SPAK drejtoren e Agjencisë dhe dy zyrtarë të tjerë

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 14:09

Nëpërmjet hetimit disamujor, njësia Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka arritur të zbardhë skemën korruptive të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Në një dalje për mediat, drejtori i njësisë Antikorrupsion, Ulsi Manja, deklaroi se kjo është goditja më e madhe që ka arritur deri më tani njësia që drejton, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut të vijojë hetimet për zyrtaret e agjencisë të përfshirë në abuzime.

“Ka dyshime të arsyeshme për përfshirje në korrupsion të zyrtarëve më të lartë të Agjensisë së Kthimit të Pronave. Kam firmosur kallëzimin që do e depozitojmë në SPAK”, tha Manja.

“Janë dy skema të dokumentuara, përmes të cilave zyrtarët e lartë të Agjencisë janë përfshirë në korrupsion. Ish-pronarët i kanë shitur dokumentet te sekserët, të cilët menjëheërë kanë aplikuar te Trajtimi i Pronave dhe janë kompesuar 100% financiarisht, por edhe me prona në zona turistike. Më pas, edhe i kanë tjetërsuar këto prona te familjarë të Agjencisë së Trajtimit rë Pronave”, shtoi ministri i Drejtësisë.

“Skema tjetër, në lidhje me kompensimin e ish-pronarëve, në pronën e të cilëve janë ngritur objekte që janë legalizuar. Skema e kompensimit financiar ndjek rendin kronologjik që vjen nga vendimet e Kadastrës. Por, nuk ndodh kështu. Ka ish-pronarë që presin nga 5 vjet për shuma qesharake, ndërsa nga ana tjetër ka ish-pronarë që janë kompensuar në shuma marramendëse, deri në 500 milionë lekë të vjetër, brenda 17 ditësh. I mbetet SPAK-ut të thellojë më tej hetimet”, theksoi Manja.