Lija e majmunëve, OBSH: Transmetimi i virusit mund të ndalet, nuk është sëmundje homoseksuale

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 09:46
lija emajmuneve 1280x720

Lija e majmunëve, OBSH: Transmetimi i virusit mund të ndalet, nuk është sëmundje homoseksuale

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 09:46

Transmetimi i rasteve të lisë së majmunit është e mundur të frenohet në vendet ku sëmundja nuk është endemike. Kështu deklaroi Maria Van Kerkhove, drejtuese e kërkimit mbi sëmundjet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne synojmë të ndalojmë transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu dhe jemi në gjendje ta bëjmë këtë në vendet ku lija e majmunëve nuk është endemike. Jemi në një situatë ku mund të përdorim mjetet e shëndetit publik për të identifikuar herët rastet dhe për të adresuar izolimin e tyre. Infektimi ndodh përmes kontaktit të ngushtë fizik, lëkurë me lëkurë”, theksoi ajo.

Maria Van Kerkhove deklaroi se shumica e rasteve të vëzhguara deri më tani nuk e kanë sëmundjen në formë të rëndë.

“Identifikimi i hershëm dhe izolimi i rasteve janë pjesë e masave të rekomanduara nga OBSH dhe ECDC”, shtoi zyrtarja e OBSH-së.

Nuk është ende e qartë nëse virusi përgjegjës për linë e majmunit ka pësuar mutacion. Përgjigjja do të vijë vetëm nga analiza e sekuencës së tij gjenetike. Kjo u shpjegua nga Rosamund Lewis, kreu i kërkimit të lisë së majmunëve nën programin e urgjencës të OBSH-së.

Ndërsa konsulenti strategjik për programet globale të OBSH-së për HIV, hepatitin dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, hodhi poshtë zërat se mund të jetë një sëmundje homoseksuale.

 “Janë identifikuar disa raste të lisë së majmunëve në mesin e burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, por nuk është një sëmundje homoseksuale, siç janë përpjekur disa njerëz të etiketojnë në rrjetet sociale”, tha Andy Seale.