Mbërrijnë në portin e Durrësit mbi 100 tifozë të Romës, policia, masa për shoqërimin

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 10:11
MB Tifozat e Romes Durres frame 72 1280x720

Mbërrijnë në portin e Durrësit mbi 100 tifozë të Romës, policia, masa për shoqërimin

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 10:11

Rreth 100 tifozë të ekipit italian të Romës kanë mbërritur, mëngjesin e kësaj të marte, në Portin e Durrësit nëpërmjet linjës së tragetit Bari-Durrës.

Tifozët kanë ardhur në mënyrë të organizuar, ndërsa policia lokale ka marrë masa për shoqërimin e tyre dhe krijimin e korsive të dedikuara për transportin e tyre drejt kryeqytetit apo hoteleve ku kanë prenotuar.

Ndërkohë pritet që mëngjesin e së mërkurës të mbërrijnë nëpërmjet linjës së trageteve mbi 350 tifozë të tjerë të ekipit të Romës, të cilët gjithashtu do të shoqërohen nga forcat e policisë.

Përveç aeroportit të Tiranës, porti i Durrësit do të jetë porta tjetër hyrëse ku pritet të vijnë disa qindra tifozë për finalen e Conference League, që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.