Ngacmime për Interin dhe mesazhe për Calhanoglun, Milan feston titullin me tifozët

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 10:22

Ngacmime për Interin dhe mesazhe për Calhanoglun, Milan feston titullin me tifozët

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 10:22

Pasi siguroi në javën e fundit titullin kampion, Milani vijon festën për trofeun e 19 në histori.

Mbrëmjen e së hënës, skuadra bëri paradën e zakonshme me autobusin e hapur, i cili u nis nga Casa Milan, për të arritur në Piazza Duomo. Në një atmosferë spektakolare të krijuar nga mijëra tifozë në rrugë, programi i festës Scudetto është anashkaluar shumë.

Një festë që kishte çdo gjë brenda, nga brohoritje kundër Çalhanoglu, si dhe disa pankarta ngacmimesh kundër Interit dhe trajnerit të kësaj skuadre, Simone Inzaghi.

I pranishëm në festime ishte edhe Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milanit. 

“Kishim 11 vite që e prisnim këtë. Një klub si Milani meriton të jetë në maja gjithmonë. Krenaria e Italisë. Më në fund makthi mbaroi, tani le ta shijojmë këtë festë”, thotë një nga tifozët.

Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud ishin protagonistët kryesorë të festës, që për asnjë moment nuk ndalën së kërcyeri dhe duartrokituar për këtë triumf pas 11 vitesh. Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit.