“Nuk ka gjasa që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit”, holandezi Rutte: Nuk do të ishte e drejtë ndaj Ballkanit

Publikuar më: 24/5/2022, ora 15:23
192130 1080x720

“Nuk ka gjasa që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit”, holandezi Rutte: Nuk do të ishte e drejtë ndaj Ballkanit

Publikuar më: 24/5/2022, ora 15:23

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prej muajsh flet për nevojën që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit të Bashkimit Europian. Por një pas një, vijnë përgjigje pak entuziaste nga liderët e BE-së.

Pas Macron dhe Scholtz, tani vjen edhe gjykimi i kryeministrit holandez Mark Rutte. “Nuk ka shumë mundësi që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat. Shumë vende nuk janë dakord sepse do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë pritur vite për të marrë statusin”, deklaroi holandezi, që shtoi se do të jetë Komisioni Europian i pari që duhet të shprehet.

Por BE-ja sipas tij duhet t’i  japë Kievit zyrtar një rrugëtim të qartë me hapa konkrete që duhen zbatuar para kandidimit.

Sipas tij, i njëjti rrugëtim duhet t’i ofrohet edhe vendit tjetër që ka kërkuar përshpejtim të statusit kandidat, Moldavisë së kërcënuar nga synimet e Kremlinit.