Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nuk ka President. Raundi i dytë digjet pa kandidat, ulen shanset për konsensus

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 09:47 | Politikë
Nuk ka President. Raundi i dytë digjet pa kandidat, ulen shanset për

Shanset për të zgjedhur një President konsensual reduktohen gjithnjë e më shumë. Parlamenti dogji edhe raundin e dytë pa asnjë kandidaturë. Edi Rama deklaroi se PS-ja do të vijojë të presë një emër nga opozita edhe në raundin e tretë, ndërsa më pas do të jetë ekskluzivitet i mazhorancës, zgjedhja e Kreut të Shtetit.

Parlamenti mbylli raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit pa një kandidat, duke reduktuar edhe më shumë shanset për një kryetar shteti që gëzon besimin e pjesës dërrmuese të Parlamentit.

Seanca për këtë çështje ishte më shumë protokollare dhe u mbyll në pak minuta, duke startuar në këtë mënyrë numërimin mbrasht për raundin e tretë. Mazhoranca qëndron në pozicionin e saj se edhe këtë fazë do t’ia lërë në dorë opozitës për të propozuar një kandidat, por duke refuzuar mbështetjen e emrave të PD-së me firma të PS-së.

“Në tango duhen dy vetë. Ne nuk e kemi emrin tonë, por nuk do ta lëmë vendin pa President”, tha Rama.

Enkelejd Alibeaj priste pak metra larg Edi Ramës për të dhënë versionin e tij se si duhet të zgjidhet Presidenti dhe një vesh e mbante te qëndrimet e kryeministrit: “Foli për tango ai. Presidenti duhet të jetë i gjithëpranuar”.

Fjalimi parimor nuk dha një qëndrim të qartë nëse opozita do të paraqesë apo jo një kandidaturë për raundin e tretë, por Alibeaj bëri të qartë se do të vijojë të shkojë në Konferencën e Kryetarëve, ku do të caktohet edhe data për raundin e tretë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë