Play Off, Korabi mposht Apoloninë dhe sfidon në finale Egnatian

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 11:41
korabi 1280x720

Play Off, Korabi mposht Apoloninë dhe sfidon në finale Egnatian

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 11:41

Korabi është skuadra që do të sfidojë Egnatian në finalen e Play Off-it të Superiores.

Dibranët mundën 3-2 Apoloninë e Fierit dhe besojnë deri në fund për një mrekulli të mundshme sezonin tjetër. Rezultati u zbllokua që në minutën e parë, me Segerso Gecin, megjithatë dhe kundërpërgjigjja e fierakëve erdhi shpejt, me Jeton Krasniqin.

Në fraksionin e dytë, dibranët ishin më kërkues për golin e avantazhit dhë tundën rrjetën dy herë. Fillimisht, Sokol Mziu kaloi sërish në avantazh skuadrën, ndërsa pas tij Taulant Marku hipotekoi fitoren. 

Në fund, radhën e kishte Ismaila Diop që të ngushtonte diferencat, por një gol që vlen vetëm për statistika, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund. 

Në finale, Korabi do të përballet me Egnatian, skuadër që e mbylli në vendin e tetë klasifikimin në Superiore. Dueli do të luhet në Rrogozhinë.