“Po luan me zjarrin”, Kina paralajmëron Amerikën

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 11:26
kina shba 1280x720

“Po luan me zjarrin”, Kina paralajmëron Amerikën

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 11:26

Presidenti amerikan, Joe Biden, duke folur nga Japonia ditën e djeshme, u zotua se do të ndërhynte edhe ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nëse sulmohet nga Kina.

Përgjigjja e Kinës ndaj kësaj deklarate nuk vonoi. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Zhu Fenglian, Biden “po luan me zjarrin”.

“Lëvizjet e fundit të SHBA-së në Tajvan rrisin tensionin në ngushticën e Tajvanit. Kjo është të luash me zjarrin dhe është shumë e rrezikshme”, tha Fenglian, sipas agjencisë lokale të lajmeve Xinhua.

Nga ana tjetër, ajo i kërkon Uashingtonit “përcaktime të tri komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA”.

Prandaj, Fenglian rekomandon që Shtetet e Bashkuara “të ndërpresin menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme kineze, ose përndryshe marrëdhëniet Kinë-SHBA, si dhe paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit, mund të dëmtohen”.