Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Postonte thirrje për akte terroriste, arrestohet mbështetësi i ISIS-it nga Kukësi

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 10:24 | Kronikë
Postonte thirrje për akte terroriste, arrestohet mbështetësi i

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kukësi, i cili postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Ibrahim El Salih (Lekica), sipas policisë, është person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS-it.

Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.    

Materialet i kanë kaluar SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani