Putin emëron truprojën e tij ministër, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Publikuar më: 24/5/2022, ora 17:51
vladimir putin 111 1195x720

Putin emëron truprojën e tij ministër, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Publikuar më: 24/5/2022, ora 17:51

Vladimir Putin ka emëruar ish-truprojën e tij ministër të Emergjencave, vetëm pak muaj pasi paraardhësi i tij u rrëzua në mënyrë misterioze nga një ujëvarë dhe gjeti vdekjen.

Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, 49 vjeç, u emërua nga Putin këtë të martë, ndërsa është truproja i gjashtë e presidentit që emërohet në poste të larta të qeverisë.

Yevgeny Zinichev mbante më herët postin e ministrit të energjisë, gjithashtu një ish-truproje e Putin. Ai ndërroi jetë duke rënë nga një ujëvarë mbi 30 metra e lartë mes dyshimeve për vdekjen e tij.