Ra në dashuri me burrin që e priti në shtëpi, flet refugjatja ukrainase: Nuk jam prishëse e familjes

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 09:50

Ra në dashuri me burrin që e priti në shtëpi, flet refugjatja ukrainase: Nuk jam prishëse e familjes

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 09:50

22-vjeçarja flet për tabloidin britanik mbi historinë e dashurisë me burrin që e priti në shtëpi dhe që la gruan dhe fëmijët për të.

“Më shkruajnë se jam një person i tmerrshëm, por nuk jam prishëse e familjes, kurrë nuk kam menduar apo planifikuar ta ndaj atë burrë nga gruaja e tij”.

Sofiia Karkadym është përlotur teksa tregon për “Sun” versionin e saj të trekëndëshit të dashurisë që ka pushtuar prej ditësh faqet e tabloideve angleze.

Refugjatja 22-vjeçare ukrainase nga Lviv, ra në dashuri me burrin që e priti në shtëpinë e saj në Bradford. Tony Garnett, një roje sigurie 29-vjeçar, la gruan dhe fëmijët e tij për të rindërtuar një jetë me vajzën ukrainase.

“Nuk më ka shkuar në mendje ta prish atë familje, më ka pëlqyer. Kalova shumë kohë me Lornën (gruan e Tonit) dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo kishte dy fytyra. Dyshimi i vazhdueshëm, tensioni, thjesht na shtyu mua dhe Tonin më afër. Ajo e krijoi këtë situatë duke thënë vazhdimisht se diçka po ndodhte, por nuk ishte. Është faji i saj”, tha ajo.

Vajza shpjegoi se marrëdhënia midis burrit dhe gruas ishte në krizë para ardhjes së saj në shtëpinë e tyre.

“Ishte vendimi im të largohesha nga shtëpia e tyre dhe kur e bëra Toni zgjodhi të vinte me mua”. Kur lajmi doli në tabloidet, Sofia u pushtua nga kritikat. Dikush tha se për shkak të saj, familjet britanike tani nuk do të duan të presin refugjatë dhe madje edhe familja e saj e ka mohuar atë.”

“Ata thonë se askush në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të pranojë ukrainasit për shkakun tim. Tani çdo familje do të mendohet. Unë nuk mund të pranoj një refugjat, sepse ajo do të ma marrë burrin tim. Nuk mund ta kuptoni se çfarë ndjej, më shkruajnë se jam një person i tmerrshëm, se kam bërë një gjë të keqe për vendin tim. Por kjo nuk është e vërtetë”.