‘Ramës i duhet presidenti për iniciativat antishqiptare’, Kryemadhi: Na nevojitet një patriot

Publikuar më: 24/5/2022, ora 20:52

‘Ramës i duhet presidenti për iniciativat antishqiptare’, Kryemadhi: Na nevojitet një patriot

Publikuar më: 24/5/2022, ora 20:52

Monika Kryemadhi mendon se Edi Ramës nuk i duhet presidenti për pushtet apo për të uzurpuar të gjitha pushtetet, por për të noterizuar disa iniciativa antishqiptare që pritet të shfaqen së shpejti.

Sipas kryetares së LSI, vendit i duhet më shumë një president patriot sesa politikan për të shmangur këto iniciativa të kryeministrit.

“Mendoj që në postin e presidentit duhet të jetë një patriot sesa një politikan. Sot roli i presidentit ka rëndësinë për të noterizuar iniciativat antishqiptare të zotit Rama. Kjo është pika kyçe. Nuk është çështja e pushtetit. Unë uroj që të mos jetë kështu. Çështja e presidentit është komplekse. Për mua, më shumë se politikan, duhet patriot. Ilir Meta politikan është 65 ligje ka kthyer për shkelje dhe parlamenti i ka rrëzuar. Që nga investimet strategjike të cilët nuk e marrin investitorët e vërtetë”, u shpreh Kryemadhi në Debat.