Rezoluta për Shqipërinë, McAllister dhe shtatë deputetë të Parlamentit Europian vizitojnë Tiranën

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 09:58
meta 1280x720

Rezoluta për Shqipërinë, McAllister dhe shtatë deputetë të Parlamentit Europian vizitojnë Tiranën

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 09:58

Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister bashkë me një grup eurodeputetësh po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Siparin e takimeve, McAllister e hapi me kryeministrin Rama, pasditen e së hënës, ndërsa mëngjesin e së martës, bashkë me delegacionin u prit nga presidenti Meta.

Takimet e tij, McAllister i vijon me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi atë të Drejtësisë, Ulsi Manja, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetaren e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku, si dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Në qendër të diskutimeve në këto takime janë gjetjet e rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila u miratua me 519 vota pak ditë më parë. Problematikat e evidentuara nga rezoluta do t’i adresohen personalisht dhe drejtuesve të shtetit nga McAllister.

Vizitën e tij në Tiranë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme e përmbyll me një konferencë për mediat në orën 13:00, në ambientet e Europe House.