“Sezoni” i zjarreve, Qarku i Korçës me dhe pa mjete zjarrfikëse

Publikuar më: 24/5/2022, ora 16:36

“Sezoni” i zjarreve, Qarku i Korçës me dhe pa mjete zjarrfikëse

Publikuar më: 24/5/2022, ora 16:36

Bashkitë e qarkut të Korçës tashmë kanë hartuar planin e masave për sezonin e verës me qëllim përballimin e situatave të zjarreve që mund të shfaqen, të cilat vitin e kaluar kanë qenë të shpeshta, veçanërisht në zonat pyjore.

Por mjetet dhe logjistika, janë kryesoret për repartet e zjarrfikësve. Në bashkitë e Devollit dhe Maliqi, përveç mjeteve ekzistuese, këtë sezon efektivët zjarrfikës do të kenë në dispozicion edhe 3 mjete të reja, 2 prej të cilave të kalimit të lartë për terrene të vështira.

Në Kolonjë, edhe pse efektivët përpiqen të mbajnë në gjendje pune mjetet, ato janë mjaft të amortizuara dhe shpesh herë shfaqin defekte duke kompromentuar operacionet për fikjen e zjarreve.

Edhe veshjet kundërzjarr të efektivëve lënë për të dëshiruar. Mesa duket edhe këtë sezon zjarrfikësit e Kolonjës do të duhet të sakrifikojnë për të kryer detyrën me shpresën që zjarret të mos i sprovojnë përtej limiteve të mjeteve dhe kapaciteteve që kanë.