Tirana, kryeqyteti europian i futbollit për 24 orë, tifozët mbushin rrugët e lokalet

Publikuar më: 24/5/2022, ora 19:38

Tirana, kryeqyteti europian i futbollit për 24 orë, tifozët mbushin rrugët e lokalet

Publikuar më: 24/5/2022, ora 19:38

Me kalimin e orëve, atmosfera në kryeqytetin shqiptar bëhet gjithmonë e më e nxehtë. Me mijëra tifozë holandezë e italianë kanë mbërritur tashmë në Shqipëri, shumë të tjerë pritet të vijnë në orët në vijim.

Ndërkohë, atmosfera është ndezur pasditen e së martës në lokale e rrugët e Tiranës. Më të zjarrtë deri tani duket se janë holandezët, të cilët nuk janë kursyer aspak për birra, ndërsa brohorasin në kor këngët e klubit legjendar të Feyenoord.