Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tragjedia e radhës në komisariat, rrëfimi i policit: Më fyente prej kohësh

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 16:21 | Kronikë
Tragjedia e radhës në komisariat, rrëfimi i policit: Më

Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçari i Patrullës së Përgjithshme, që qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun Çaush Saliasi, pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi prej tij.

Policia e Tiranës tha se autori ishte Ludjan Zaimi, punonjës i Patrullës së Përgjithshme, prej gati 1 viti e gjysmë. Plumbat e armës së tij ranë mbi efektivin tjetër të patrullës, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, i cili mbante uniformën e policisë prej më shumë se 20-vitesh. Gjithçka ndodhi pak para se dy efektivët të merrnin shërbimin e turnit të tretë. Plagët e rënda i morën jetën Saliasit, ndonëse u dërgua për ndihmë në spital.

“Më ofendonte shpesh. Edhe mbrëmë vazhdoi me këtë. Nuk durova dot më”, mësohet të ketë treguar i riu, i cili ka shfaqur pendesë pas krimit. Referuar dëshmive të punonjësve të tjerë të policisë të pranishëm në ngjarje, i riu i është drejtuar 55-vjeçarit me fjalët “si do e lemë bashkë” dhe më pas e ka qëlluar disa herë me pistoletë.

Të njëjtët kanë rrëfyer se i riu nuk është ankuar për ndonjë problematikë, por ka qenë tip i mbyllur me kolegët. Burime pranë grupit të hetimit, bënë me dije së në banesën e 25-vjeçarit janë gjetur medikamente antidepresantë, si edhe janë krijuar dyshime se ai ka pasur kontakt me një mjeke të shëndetit mendor. Pas arrestimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, mbi 25-vjeçarin Zaimi rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga 15 në 25 vite burg.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë