Vrasja në komisariat dhe plagosja nga polici në Kombinat, Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 11:25
berisha 4 1280x720

Vrasja në komisariat dhe plagosja nga polici në Kombinat, Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi

Përditësuar më: 24/5/2022, ora 11:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagon për ngjarjet kriminale të një dite më parë ku u përfshinë dy punonjës policie me mbi 20 vite karrierë. Përmes një postimi në Facebook, Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi. Sipas tij, këto ngjarje dëshmuan degradimin dhe kriminalizimin e Policisë.

“Policët të droguar dhe vrasës! Ekzekutojnë policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin në “Kombinat”! Të dashur miq, mbrëmjen që kaloi dy policë të droguar, vrasës, në dy ngjarje të veçanta, shkrehën armët e tyre dhe vranë një polic e plagosën një qytetar. Në ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit të tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi. Kurse në Kombinat një polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi një qytetar, për të cilin thuhet se kishte probleme të paaftësisë mendore. Duke shprehur ngusheëllimet më të sinqerta familjes së policit të ndjere dhe uruar shërim të shpejte qytetarit të plagosur, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të banditëve me uniformë si dëshmi flagrante e drogimit dhe degradimit të policisë së narkoshtetit. Këto akte dëshmojnë shkallën ekstreme të kriminalizimit të narkopolicisë nga Edi Rama dhe partisë së tij, ministri i familjes dhe klani i tij. Ndaj kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të familjes, Çuçi, përgjegjës direkt politik për aktet e përsëritura vrastare të narkobanditëve me uniformë”, shkruan Berisha, i cili publikon edhe videon në Komisariatin Nr. 3 pak çaste pas ekzekutimit të të ndjerit, Çaush Saliasi.