Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zelenski kërkon takim me Putinin

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 11:47 | Aktualitet
Zelenski kërkon takim me Putinin

Rusia po intensifikon operacionet në rajonin lindor të Donbasit. Sipas inteligjencës britanike, forcat e Moskës po përpiqen të rrethojnë qytetet e Severdonetsk, Lisçansk dhe Rubizhne, por po përballen me rezistencën e fortë të ushtrisë ukrainase.

Rusia thuhet të ketë arritur megjithatë disa suksese të lokalizuara dhe nëse do të pushtonte severdonetskun do të kishte në kontroll të gjithë rajonin e Luhanskut. Trupat pushtuese po përgatiten gjithashtu për një ofensivë të re në Zaporizhia. Në një videomesazh të publikuar mbrëmjen e së hënës, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi forcat ruse se po organizonin një masakër në Donbas, duke shkatërruar çdo gjë. 

“Bakhmut, Popasna dhe Severodonetsk. Në këtë aks, pushtuesit kanë përqendruar aktivitetin më të rëndësishëm. Atje ata kanë shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe po përpiqen të shkatërrojnë gjithçka, gjithçka të gjallë. Askush nuk e ka shkatërruar Donbasin në mënyrën si po e bëjnë trupat ruse”, tha Zelensky. 

Në një fjalim të mbajtur më herët për liderë politikë dhe biznese ndërkombëtare në Davos, Presidenti ukrainas tha se trupat ruse kishin 20 herë më shumë mjete të artilerisë së rëndë sesa ukrainasit në Donbas. Ai theksoi se kishin nevojë për raketa me rreze të gjatë për të parandaluar humbjet. Zelensky i bëri gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i bëjnë presion Moskës që të pranojë një shkëmbim të të burgosurve, ndërsa e bëri të qartë se vetëm një takim mes tij dhe Putinit mund t’i japë fund luftës. 

“Ata kanë një strukturë të tillë vendimmarrëse, në një shtet ku asnjë vendim nuk merret pa Putinin. Të gjitha institucionet janë të bashkuara me një vendim të vetëm: Presidenti i Federatës Ruse vendos për gjithçka. Nëse po flasim për përfundimin e kësaj lufte, nuk do të jetë i mundur pa takim me Presidentin Putin”, tha Zelensky.

Mbi 13 000 krime të dyshuara lufte po shqyrtohen nga autoritetet ukrainase, ndërsa 1,4 milionë qytetarë thuhet të jenë dërguar me forcë në territorin rus. Zëdhënësi i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se rreth 200 trupa ishin gjetur mes rrënojave të një vendstrehimi në qytetin fantazmë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë