Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhja e anëtarëve të kryesisë, Paloka thërret Këshillin Kombëtar të PD më 28 maj

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 11:27 | Politikë
Zgjedhja e anëtarëve të kryesisë, Paloka thërret

Pasi mbaruan zgjedhjet për kryetar të PD ku fitues u shpall Sali Berisha, Edi Paloka kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së ka thirrur të shtunën e 28 majit në orën 11:00 në selinë blu anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në rendin e ditës pritet që të jetë zgjedhja e anëtarëve të kryesisë së PD-së. Sipas statutit të PD-së është kryetari i Partisë Demokratike ai që propozon kandidatët për anëtar të kryesisë dhe më pas është Këshilli Kombëtar që i voton.

https://a2news.com/2022/05/22/asnje-surprize-sali-berisha-ne-krye-te-pd-pas-9-vitesh/

Nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe sekretariatet e partisë janë postet që priten të zgjidhen duke bërë që të mbaroj edhe faza për riorganizimin e strukturave vendimmarrëse në PD.

A2 CNN Livestream

Dita jonë