
30 të plagosur nga dhuna e tifozëve mbrëmë në Tiranë, mes tyre 20 efektivë
30 të plagosur kanë marrë shërbim në urgjencat spitalore mbrëmjen e së martës pas përplasjeve në rrugët e Tiranës,
Rreth 20 prej tyre kanë qenë efektivë policie, të cilët janë trajtuar në spitalin e Traumës. Po te Trauma kanë marrë shërbim edhe disa tifozë italianë. Ndërsa në urgjencën e Sanatoriumit janë trajtuar 4 tifozë holandezë.
Të gjithë me lëndime të lehta dhe mëngjesin e së mërkurës kanë lënë spitalin.