Arrestohet Ismail Morina, reagon Berisha: Rama urdhër nga Beogradi, të lirohet urgjentisht

Publikuar më: 25/5/2022, ora 11:30
ballisti 1280x720

Arrestohet Ismail Morina, reagon Berisha: Rama urdhër nga Beogradi, të lirohet urgjentisht

Publikuar më: 25/5/2022, ora 11:30

Tifozi i njohur shqiptar Ismail Morina është arrestuar mëngjesin e sotëm nga autoritetet në Kukës. Lajmi është publikuar në profilin e tij në Facebook, ku arrestimi i tij konsiderohet me urdhër nga Beogradi.

“Sot, datë 25/05/2022,ora 09:30,  autoritetet e “Rilindjes” arrestojnë Ismail Morinën në Kukës. Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhër nga Beogradi i Miladinve ndaj shpirtit te lirë. Për çdo ndodhi të mëtejshme do t’ju informojmë! Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!”, thuhet në postim.

Për arrestimin e tij ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, cili po ashtu e konsideron atë hakmarrje të Beogradit ndaj dronit që lëshoi në stadium dhe kërkon lirimin urgjent të tij nga burgu.

“Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tonë Ismail Morina.

Kërkoj lirimin e tij urgjent. Të dashur miq, me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe që harboi fare ultranacionalistët serbë me nëkrye serbomadhin Vuçiç.

Që nga ajo kohë Ismail Morina është shndërruar në njeriun më të persekutuar në Ballkan. Rama dhe Vuçiç përkatësisht shërbimet e tyre sekrete kanë montuar kundër Ballistit kurthe të ulëta dhe sajuar akuza pa asnjë bazë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe arrestimin e Morinës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Ju bëj thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërhynë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të denojnë persekutimin politik të Morines nga binomi famëkeq Rama-Vuçiç”, shkruan Berisha.